Për çdo fëmijë
familje
Bëhu një kujdestar 
Imagjinoni të rriteni pa dikë që t’ju japë dashuri, kujdes dhe mbrojtje. Kur mungon përkujdesja e familjes, fëmijëve i thyhet zemra dhe kjo e dëmton rritjen dhe zhvillimin e tyre. Nuk ka asnjë formë tjetër kujdesi që mund të zëvendësojë dashurinë dhe mbështetjen e një mjedisi familjar.
“Shtëpia” nuk është vetëm një vend për të jetuar. Për fëmijët, të jesh në “shtëpi” zakonisht do të thotë të jetosh me një familje, në një mjedis që nxit ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit, një vend ku ata ndihen të dashur, të kujdesur, të mbështetur, të mbrojtur dhe të sigurt.